Votat me Kusht Nuk e Ndërrojnë Fituesin në Rahovec

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve janë numëruar votat me kusht, votat e dërguara me postë dhe votat e personave me nevoja të veçanta.

Pas numërimit të këtyre votave nuk ka ndryshuar rezultati preliminar, i cili e nxirrte kandidatin e AAK-së, Smajl Latifin, fitues të rrethit të dytë të zgjedhjeve për kryetar të Komunës së Rahovecit.

Kundërkandidat i Latifit ishte kryetari aktual i Rahovecit, Idriz Vehapi, i cili vjen nga subjekti politik PDK.

KALLXO.com transmetoi LIVE numërimin e votave.