Valdete Bajrami | Foto: KALLXO.com

Votat e Dyfishuara nuk i Mjaftojnë Valdete Bajramit

Ish-shefja e grupit parlamentar të Nismës për Kosovën Valdete Bajrami nuk do të jetë pjesë e Kuvendit të dalë nga zgjedhjet e 11 qershorit.

Bajrami në këto zgjedhje mori 6286 vota që nuk i mjaftuan të hyjë në Kuvend si pjesë e Koalicionit PDK- AAK- Nisma, pasi bashkimi i këtyre tri subjekteve ngriti pragun e votave që duheshin për t’u bërë deputet.

Bajrami në zgjedhjet e 2013-ës kur Nisma garoi e vetme hyri në Kuvend me vetëm 3751 vota.

Pasi Fatmir Limaj, kreu i Nismës e përmendi mocionin e mosbesimit në qeveri, “barrën” e realizimit të tij e barti tërë kohën Valdete Bajrami.

Me këtë mocion mosbesimi qeveria u rrëzua më 10 maj, por kjo nuk i ndihmoi Bajramit për të qenë deputete për herë të dytë.