Selia e VMRO- DPMNE-së | Foto: RTV 21

VMRO-DPMNE 70 Amendamente për Ligjin e Gjuhës Shqipe

Grupi i deputetëve të VMRO-DPMNE-së, deri më tani ka dorëzuar 70 amendamente për ligjin i cili e avancon gjuhën shqipe.

Vllatko Gjorçev në konferencë për shtyp në Kuvend tha se janë të përgatitur që të diskutojnë për ligjin, për të cilin vlerësojnë se do të miratohet me konsensus, shkruan tv21.tv

Ai vlerësoi se teksti i ligjit duhet të përgatitet nëpërmjet dialogut, që do të nënkuptojë avancim jo vetëm të gjuhës shqipe, por edhe të gjuhëve të komuniteteve tjera më të vogla dhe njëkohësisht do të jetë në pajtueshmëri me Kushtetutën.

Gjorçev shtoi se VMRO-DPMNE, do të marrë pjesë në Kuvend vetëm në pjesën që ka të bëjë me ligjin për gjuhët.

Përndryshe, leximi i tretë i ligjit të gjuhëve do të mbahet më 29 janar.