Foto: RTV 21

Vlorë, arrestohen 4 veta, dyshohen për vjedhje të motoçikletave, shpesëve e kafshëve

Policia në Vlorë ka arrestuar në kuadër të një operacioni katër të dyshuar: E.H., 31 vjeç, V.I., 19 vjeç, A.N., 29 vjeç, dhe I.L., 18 vjeç, të gjithë banues në Vlorë.

Këta shtetas dyshohet se janë autorë të vjedhjes së 3 motoçikletave që ka ndodhur dje në Pikën e Bllokimit dhe Ruajtjes së Mjeteve “Triport-Vlorë”.

Gjithashtu, nga hetimet e kryera në drejtim të këtyre personave, ka rezultuar se janë autorë të dyshuar për 5 vjedhje të tjera të cilat i kryenin në orët e vona të natës me qëllim që të mos identifikoheshin, konkretisht: më 17.04.2019, në lagjen “Hajro Çakërri” dyshohet se kanë vjedhur një motor në pronësi të shtetasit S.R., më 08.03.2019, në pikën e bllokimit të mjeteve në Triport, Vlorë, dyshohet se kanë vjedhur dy targa automjetesh, më 02.02.2019, dyshohet se kanë vjedhur disa krerë shpezë në pronësi të shtetasit R.P., Vlorë., më datë 14.03.2019, në fshatin Nartë, Vlorë, dyshohet se kanë vjedhur 3 bagëti të imta në pronësi të shtetasit J.Xh., më 08.04.2019, në lagjen “Kushtrimi” Vlorë, dyshohet se kanë vjedhur disa krerë shpezë në pronësi të shtetasit E.S.

Siç njofton Policia e Shtetit materialet i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë për veprime të mëtejshme në ngarkim të këtyre shtetasve.