Vlora Çitaku: Vasfije, na fal

Fotografia që u publikua dje nga deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Flora Brovina u bë temë që tronditi opinionin.

Pas deklaratave se do të dëshmojë për krimet e luftës dhe se ka fakte, Brovina publikoi një fotografi ku shihet një rast i përdhunimt të një gruaje nga ushtarët gjatë kohës së luftës në Kosovë.

Megjithatë, ekzistojnë dyshimet se ajo foto është marrë nga një film pornografik. Por, Flora Brovina ngulë këmbë se ajo foto është e vërtetë. Pas shumë reagimesh lidhur me publikimin dhe vërtetësinë e fotografisë ka reaguar edhe ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku.

Ajo ka shkruar një kërkim falje për viktimën, gruan e parë shqiptare që rrëfeu për dhunën në kohë lufte. “Vasfije Krasniqi Goodman, na fal”, ka shkruar Çitaku, në “Facebook”.

Publikimi i fotografisë nga Flora Brovina është kritikuar ashpër nga deputetë, aktivistë, e shoqata të ndryshme. Ndërkaq, Prokuroria Speciale bëri të ditur se fotografia do t’i nënshtrohet ekspertizës./21Media