Vlerësimi Elektronik i Shërbimeve Komunale edhe në Gjakovë

Në Gjakovë përmes Drejtorisë për Punë të Përgjithshme Administrative dhe Ministrisë së Administratës Publike u lansua “E-Kutia”, projekti i zbatuar nga UNDP-ja që u mundëson qytetarëve të kësaj komune vlerësimin e shërbimeve komunale.

Sipas një komunikate të Komunë së Gjakovës nëpërmjet pajisjeve elektronike banorët e kësaj komune mund të japin vlerësimet, sugjerimet dhe kritikat e veta në lidhje me ofrimin e shërbimeve, fillimisht në dy sektorë, atë të Tatimit në Pronë dhe të Gjendjes Civile.

Komuna pret që nga vlerësimet e qytetarëve do të përmirësojë shërbimet e saj.

“Ky instrument pritet të shërbejë në orientimin e politikave publike në mënyrë më të qartë dhe përmes të dhënave më konkrete drejt përmirësimit të cilësisë së atyre shërbimeve”, thuhet në komunikatë.

Komuna inkurajon qytetarët që ta shfrytëzojnë këtë projekt për të dhënë mendimet e tyre.

“E-Kutia” u lansua në janar në institucionet qendrore të vendit.

http://kallxo.com/lansohet-projekti-qe-mate-cilesine-e-sherbimeve-administrative/