Vjosa Osmani uron kryetaren e re të CDU-së

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar kryetaren e re të CDU-së, Annegres Kramp- Karrenbauer.

“Urime kryetares së re të CDU-së, Annegret Kramp-Karrenbauer dhe gjithë qytetarëve gjerman për zgjedhjet model të organizuara nga kjo parti”, ka shkruar Osmani në postimin e saj në facebook.

Ajo tutje ka shtuar se ndihet krenare si politikane që posti me i rëndësishëm partiak i besohet prapë një gruaje e cila pa dyshim do të vazhdojë ngritjen e Gjermanisë dhe vazhdimin e politikave të fuqishme të Kancelares Merkel, duke përfshirë mbështetjen e fuqishme për Kosovën.

Me rastin e zgjedhjes së Annegret Kramp-Karrenbauer kryetare e CDU-së, edhe  kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka dërguar një telegram urimi.

https://kallxo.com/isa-mustafa-uron-lideren-e-partise-se-merkelit/