Vjosa Osmani (LDK) në #DebatPernime. Foto: Atdhe Mulla

Vjosa Osmani 24 Mijë Vota më Shumë se në 2014-ën

Deputetja më e votuar e vitit 2014, vazhdon ta mbajë përsëri këtë titull.

Vjosa Osmani edhe në 2017-ën del të jetë gruaja më e votuar në Kosovë, duke e rritur numrin e saj të votave për më shumë se 24 mijë sosh.

Sipas rezultateve të publikuara nga KQZ-ja, Vjosa Osmani ka marrë 64 mijë e 131 vota, duke u renditur menjëherë pas bartësit të listës Avdullah Hotit, kandidatit për kryeministër të koalicionit LDK-AKR-Alternativa  .

Në zgjedhjet e 2014-ës, Osmani kishte marrë 39 mijë e 911 vota, apo 24 mijë e 220 vota më pak se sa në zgjedhjet e  vitit 2017.

Osmani në listën e koalicionit ishte renditur e 81-ta, ndërsa para se të publikohej kjo listë dyshohej se ajo mund të mos ishte fare pjesë e saj.