Vjen në Kosovë ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, do të pres nesër ministrin e Shëndetësisë të Republikës Federale të Gjermanisë, Jens Spahn.

Me këtë rast, ministri Ismaili dhe homologu i tij gjerman do të nënshkruajnë një marrëveshje bashkëpunimi në mes të Kosovës dhe Gjermanisë në fushën e shëndetësisë.

Sipas burimeve, në bazë të kësaj marrëveshjeje Gjermania do të ndihmojë Kosovën në funksionalizimin e plotë të Fondit të Sigurimit Shëndetësor.

Po ashtu, një prej fushave në të cilat pritet të përfitojë Kosova është edhe rritja e kapaciteteve menaxhuese nëpër spitalet tona përmes asistimit të ekspertëve gjermanë.

Vizita e ministrit gjerman Spahn në Kosovë vjen pas takimit që ministri Ismaili kishte me të në Berlin vitin e kaluar.

Njëkohësisht, kjo ishte vizita e parë e një ministri gjerman të Shëndetësisë në Kosovë e cila nis edhe formalisht bashkëpunimin në mes të dy vendeve në fushën e shëndetësisë./RTK