Vjen libri për betejën e familjes Jashari kundër forcave serbe

Shtëpia Botues “Magjia e librit” do të sjellë brenda pak ditës novelën grafike “Legjenda” të autorit Bujar Qeriqi.

Libri është i tëri me stripa, përmes së cilëve pasqyrohet lufta e Adem Jasharit dhe familjes së tij kundër forcave serbe dhe vjen në virgjilje të përvjetorit të 21-të të betejës heroike të Jasharajve në Prekaz më 5, 6 dhe 7 mars të viti 1998.

Novela “Legjenda”, që sipas ShB “Magjia e librit”  pritet të dalë nga shtypi më 25 shkurt 2019, është një libër i veçantë, dhe i pari i këtij lloji në Kosovë.

Rrëfime, zhvillime, ngjarje të jashtëzakonshme do të shfaqen gjatë gjithë leximit të kësaj novele.

Novela u dedikohet fëmijëve të klasës 5-të  deri në klasë të 9-të.