Vjedhje e rëndë në Suharekë

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Suharekë.

Policia ka njoftuar se një person ka raportuar se persona të panjohur me forcë kishin depërtuar në depon e tij dhe i kishin vjedhur cigare të llojeve të ndryshme.

Sipas njoftimit, policia ka dal në vendin e ngjarjes, por nuk raportohet për persona të arrestuar për këtë rast.

Rasti sipas policisë po cilësohet si vjedhje e rëndë.