Ilustrim Stoli argjendi | Foto: Atdhe Mulla

Vjedhje e rëndë në Klinë, vidhen stoli e armë

Dy vjedhje të rënda është raportuar të kenë ndodhur gjatë ditës së djeshme në rajonin e Pejës.

Policia ka njoftuar se  dje rreth orës 01:30, një person në Klinë ka raportuar se persona të panjohur kanë depërtuar brenda shtëpisë së tij dhe nga aty kanë arritur të vjedhin një sasi stoli ari de argjendi, para të gatshme, si dhe një pistoletë me leje.

Në lidhje me këtë rast, nuk raportohet për persona të arrestuar, ndërsa rasti po vazhdon të hetohet.

Në rastin tjetër është raportuar për një person të arrestuar, pasi i njëjti ka kryer një vjedhje të rëndë në një shtëpi në Pejë.

Me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje.