“Viva Fresh Store” në gjykatë për shitjen e mallrave të ndaluara tek fëmijët

Marketi ‘Viva Fresh Store’ do të përballet me gjykatën lidhur me shitjen e mallrave të ndaluara tek fëmijët.

Kjo pas transmetimit të hulumtimit të ‘Drejtësia në Kosovë’, që pasqyroi shkeljet e bëra nga ky market që lejoi shitjen e cigareve te të miturit.

Inspektorati i Tregut ka vepruar pas transmetimit të këtij emisioni dhe ka dërguar në gjykatë marketet e përfshira në hulumtim.

Kryinspektori i Tregut, Lulzim Syla konfirmoi për KALLXO.com nisjen e procedurave.

“Ne i kemi dërguar në gjykatë të katër marketet. Gjykata e ka në dorë tash e tutje”, tha Syla.

‘Vnë kohën e zhvillimit të hulumtimit kishte thënë se nuk janë në dijeni për shkeljet e evidentuara nga emisioni.

“Në muajin Korrik gjatë komunikimit të brendshëm ne kemi udhëzuar stafin të vendosen shenjat me mesazhin “” Alkooli dhe Cigaret nuk shiten për personat nën moshën 18 vjet”, vendet ku duhet të vendosen këto shenja dhe poashtu kemi udhezuar që te informohen të  gjitha Arkataret në ditën e njëjtë.Sa i përket shkeljeve, të cilave po i referoheni, ne si kompani nuk jemi në dijeni  për raste të tilla, poashtu deri sot nuk kemi pranuar asnjë ankesë të kësaj natyre”, thuhej në përgjigjen e këtij marketi.

‘’Ky grant financohet nga Agjensioni Suedez për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar (Sida), menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF). Përmbajtja dhe rekomandimet e paraqitura nuk përfaqësojnë qëndrimin zyrtar të Agjensioni Suedez për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar (Sida) dhe Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).’’

 

Emisioni ‘Drejtësia në Kosovë’, u transmetua më 25 janar të këtij viti.

https://kallxo.com/deshmi-ne-etc-viva-fresh-maxi-e-interex-femijet-blejne-duhan-e-alkool/