Vitin e ardhshëm Japonia bëhet me ambasadë në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka pritur ministren e Shtetit për Punë të Jashtme të Japonisë, Toshiko Abe, me të cilën thotë se u pajtuan që bashkëpunimin bilateral të avancohet në dimensione të reja.

“Tashmë kur po shënojmë 10-vjetorin e marrëdhënieve të shkëlqyera diplomatike ndërmjet dy shteteve tona, me Ministren e Shtetit për Punë të Jashtme të Japonisë, Toshiko Abe, u pajtuam që bashkëpunimin bilateral ta avancojmë në dimensione të reja. Hapja e ambasadës japoneze në Kosovë në vitin 2020 do t’i jap impuls të ri miqësisë dhe partneritetit tonë. Japonia, si mbështetëse e madhe dhe e gjithanshme e Kosovës në rrafshin ekonomik dhe politik, mbetet partner i rëndësishëm në konsolidimin tonë ndërkombëtar”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.