Mbjellja e luleve në Parkun e Vitisë | Foto: Komuna e Vitisë

Vitia heq bërllokun dhe mbjell lule

Në Komunën e Vitisë gjatë muajit prill janë hequr pesë deponi mbeturinash.

Përveç largimit të deponive, Drejtoria për Urbanizën, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit në komunën e Vitisë ka organizuar sot një aktivitet për mbjelljen e luleve në Parkun e Qytetit “Nijazi Azemi- Komandant Mjekra”.

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, i cili ka marr pjesë në këtë aktivitet, ka thënë se këto aktivitete për mbrojtjen e mjedisit do të vazhdojnë gjatë tërë vitit.

“Drejtoritë komunale dhe dikasteret përkatës por edhe me përkrahje të shkollave kanë bërë një organizim dhe punë të shkëlqyeshme dhe për këtë i falënderoj shumë”, tha Haliti.

Ai konstatoi se është ngritur vetëdija qytetare për ambientin.

“Kjo tregon se ne kemi një ngritje të vetëdijes qytetare për mjedisin. Gjithashtu këtë vit ne e kemi shpallur vit të ambientit dhe mjedisit, por edhe vit të mbrojtjes së pyjeve”, është shprehur Haliti.