Viti: Vajzat nisen për në shkollë, ngacmohen seksualisht në veturë

Policia e Kosovës ka arrestuar një person nën dyshimin se ka ngacmuar seksualisht dy vajza të mitura.

Ngjarja ka ndodhur në Pozheran të Vitisë dje rreth orës 8:20.

Në raportin 24-orësh, Policia thotë se i dyshuari pasi i ka marrë me veturë vajzat e mitura kinse për t’i dërguar në shkollë, ka vazhduar në rrugë tjetër duke i ngacmuar me fjalë.

Viktimat kanë arritur të zbresin nga vetura dhe kanë kërkuar ndihmë në shtëpinë më të afërt.

Viktimat kanë pësuar lëndime të lehta dhe kanë marrë tretman mjekësor.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.