Foto: Ilustrim

Viti, kontrabandim me mallra

Një person është arrestuar  për kontrabandim me mallra në Viti.

Policia ka njoftuar se gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar 14 paketime me cigare, të mbushur me nga 50 shtaga me nga 10 pako cigare, afërsisht në vlerë 10 mijë euro.

Malli i konfiskuar është dorëzuar për hetime në Doganën e Kosovës ndërsa i dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar. Rasti vazhdon të hetohet.