Ilustrim

Viti - Festa me armë, plagos aksidentalisht një person

Një person në fshatin Sodovinë e Qerkezëve në Viti, është arrestuar dje për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm.

Polici ka njoftuar se i arrestuari derisa kishte qenë në një aheng familjar ka gjuajtur me armë zjarri si pasojë aksidentalisht ka plagosur një person, i cili është dërguar për tretman mjekësor.

Sipas mjekut kujdestar, viktima është jashtë rrezikut për jetë, por ende është në tretman mjekësor.

Policia ka njoftuar se nga i dyshuari është konfiskuar një pistoletë e cila dyshohet se ishte përdorur në rast, ndërsa në vendin e ngjarjes është konfiskuar një gëzhojë dhe një fishekë.

Pas intervistimit I njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.