Viti 2019 shënoi më shumë raste me kancer në Kosovë

Të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) tregojnë se numri i rasteve ne sëmundje të kancerit ka shënuar rritje për 7% në vitin e kaluar në raport me një vit më parë.

Përderisa në 2018-ën u regjistruan 2,475 raste, në vitin 2019 numri i rasteve u rrit në 2,652. Moshat e prekura nga kjo sëmundje ishin kryesisht në mes 60 deri në 69 vjeç.

“Numri i rasteve të identifikuara dhe të trajtuara me sëmundje malinje dhe beninje gjatë vitit 2019 ishte 2,652 raste, ndërsa numri më i madh i të prekurve me sëmundje malinje dhe beninje i përkiste grup-moshës 65-69 vjeçare me gjithsej 394 raste”, thuhet në komunikatë.

Ndërsa të dhënat e publikuara të një viti më parë tregojnë se numri i rasteve ishte lehtësisht më i ulët

“Numri i rasteve të identifikuara dhe të trajtuara me sëmundje malinje dhe beninje, gjatë vitit 2018 ishte 2,475 raste, ndërsa numri më i madh i të prekurve me sëmundje malinje dhe beninje i përkiste grup-moshës 60-64 vjeç, me gjithsej 392 raste, ose shprehur në përqindje 15.9%.”, thuhet raportin e ASK-së për vitin 2018

Këto të dhëna, Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) i bëri të ditura me publikimin raportit statistikor “Statistikat e Shëndetësisë” për vitin 2019  si dhe të dhënat nga raporti i një viti më parë.