facebook

Visar Krusha merr detyrën e drejtorit të ‘Dodonës’

Dramaturgu Visar Krusha është zgjedhur drejtori i Teatrit të Qytetit të Prishtinës “Dodona”.

Lajmi për zgjedhjen e Krushës në krye të teatrit “Dodona” është bërë i ditur nga vetë  Krusha përmes llogarisë së tij rrjetin social Facebook.

Krusha është zgjedhur si kandidati më i suksesshëm nga Këshilli Drejtues i “Dodonës”, në një garë ku kreun e teatrit të kryeqytetit e synuan edhe Kastriot Saqipi, Esat Brajshori, Shkurte Aliu, Mehmed Xhemajli, Faik Gashi dhe Ben Apolloni.