Ilustrim - Arrestim i një të dyshuari - Foto: KALLXO.com

Vidhnin Naftë në Kompani, Arrestohen nga Policia

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona, pasi të njëjtit janë zënë duke vjedhur karburante në kompaninë ku ishin duke punuar. Ngjarja sipas raportit 24 orësh të Policisë ka ndodhur mbrëmë në fshatin Gërlicë të Ferizajt. Sipas raportit të Policisë, dy personat e arrestuar pas intervistimit të tyre me urdhër të Pakurorit janë dërguar në mbajtje.

Po ashtu në raportin e Policisë bëhet e ditur se është arrestuar edhe një femër e cila pas procedurave është liruar në procedurë të rregullt.

Policia e Kosovës, ka njoftuar se në Ferizaj gjatë 24 orëve ët fundit janë arrestuar edhe disa persona tjetër dhe është sekuestruar dhe një pistoletë gjatë një kontrolli në një lokal.