Autostrada "Ibrahim Rugova" - Foto: Ministria e Infrastrukturës

Vidhen shtyllat mbrojtëse në autostradën 'Ibrahim Rugova'

Në autostradën “Ibrahim Rugova” në Prizren janë vjedhur rreth 100 përforcues të shtyllave mbrojtëse.

Kjo është bërë e ditur në Polici nga një punëtor i një kompanie që mirëmban këtë autostradë

Policia thotë se rasti ka ndodhur rreth orës 16:55 dhe se njësia përkatëse policore është duke hetuar rastin.