Vidhen gypat brenda një shkolle në Suharekë

Një vjedhë e rëndë raportohet të ketë ndodhur mëngjesin e djeshëm në një shkollë në fshatin Gjinovc të Suharekës.

Policia e Kosovës ka njoftuar se mirëmbajtësi i kësaj shkolle ka raportuar në polici se persona të panjohur kanë hyre me forcë brenda shkollës dhe nga aty kanë vjedhur gypa.

Sipas raportuesit të dyshuarit kanë vjedhur nga shkolla 40 gypa metali.

Në lidhje me këtë rast nuk raportohet për persona të arrestuar.