Vidhen dy armë gjuetie në Prishtinë

Dy armë gjuetie, një laptop dhe një playstation janë vjedhur në një banesë në Prishtinë.

Policia me anë të raportit ditor ka sqaruar se një person ka raportuar se në banesën e tij, persona të panjohur i kanë vjedhur dy armë të gjuetisë për të cilat kishte leje valide, një lap-top dhe një playstation.

Policia nuk ka dhënë detaje në lidhje me të dyshuarit.

Njësitë përkatëse të policisë janë duke e hetuar rastin.