Vidhen 83 Bidonë me Derivate, Arrestohen Tre Persona

Në raportin 24 orësh të policisë raportohet për tre të arrestuar në Kaçanik, pasi që gjatë kontrollit të policisë në automjetin e tyre janë gjetur dhe konfiskuar 83 bidonë me derivate.

Sipas raportit të policisë, derivatet dyshohet se janë vjedhur në kompaninë ku të dyshuarit ishin duke punuar si punëtorë sigurimi.

Policia gjatë kontrollit në shtëpinë e njërit nga të dyshuarit ka gjetur edhe 6 bidonë të tjerë me derivate.

Tre të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit u është caktuar ndalimi policor.

KALLXO.com ka shkruar edhe për raste tjera të vjedhjeve.