foto: Ilustrim

Vidhen 100 mijë euro në një fshat në Prizren

Pasuria prej 100 mijë eurosh kanë qenë cak i hajnave dy ditë më parë në fshatin Piranë të Komunës së Prizrenit.

Sipas njoftimit të policisë së rajonit të Prizrenit, dy ditë më parë mes orës 20:20 deri në 22:30, ankuesi ka raportuar se dikush i ka hyrë në dhomë dhe i kishte marrë 100 mijë euro dhe një zingjir të artë.

Policia nuk ka dhënë detaje të tjera në lidhje me rastin, ndërsa ka njoftuar se policia ka kryer procedurat në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimin.