(VIDEO)Shipitulla në protestë, kërkojnë përmbushjen e premtimeve për punësim

Disa banorë të fshatit Shipitullë të Obiliqit kanë dalë në protestë duke kërkuar përmbushjen një premtim të Kryeministrit Ramush Haradinaj për përparësi në punësime në Korporatën Energjetike të Kosovës.

Këta banorë që jetojnë në afërsi të mihjeve të qymyrit dhe kanë protestuar shpesh kundër afërsisë së eskavatorëve të KEK-ut, sot ndaluan punën e njërit prej tyre.

KALLXO.com merr vesh se në fillimin e protestës ishin mbledhur rreth 50 banorë megjithëse ekipi ynë nuk u lejua të afrohet në zonën e mihjes.

Sipas sigurimit të zonës, as protestuesit nuk kanë pasur leje të qëndrojnë në zonën ku kanë dalur për tu protestuar.

Arsyeja kryesore e protestimit sipas pankartave që ata kanë vendosur në zonën e mihjes është premtimi i qeverisë për përparësi në punësim për këta banorë.

“Kryeministër, ku mbet premtimi për punësim”, thotë njëra nga pankartat.

KALLXO.com ka siguruar video dhe foto nga vendi i ngjarjes.

Sipas Besart Mjekut, njëri nga protestuesit numri i protestueve për momentin është rreth 70.

Po i njëjti ka thënë per KALLXO.com se kanë marrë leje për protestën.

“Po kemi marr leje edhe i kemi paralajmëru. Dje kemi pas protestë para qeverisë sepse nuk është permbushur marrveshja e cila ka praparë punësimin e 240 personave”, tha Mjeku.

“Qe katër konkursa nuk po merremi parasysh. Kanë selektu persona partiakë edhe na nuk po punësohemi” ka thënë Mjeku

https://kallxo.com/haradinaj-arrin-marreveshje-me-banoret-e-shipitulles-dhe-hades/

https://kallxo.com/banoret-e-shipitulles-nuk-e-pranojne-oferten-per-shpronesim/