VIDEO - Zyrtarët e MTI-së luajnë ‘Ludo’ në ambiente të punës

Zyrtarë të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë (MTI) kanë shfrytëzuar ambientet e punës për të luajtur lojën e quajtur “Ludo”.

KALLXO.com ka siguruar një video ku shihen katër zyrtarët e Ministrisë, derisa luajnë përmes një telefoni celular.

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, e ka konfirmuar për KALLXO.com rastin në fjalë, ndonëse nuk kanë dhënë shumë detaje për këtë çështje.

MTI thotë se videoja është bërë në kohën e pauzës.

“Koha kur është bërë videoja ka qenë pauza, prej 12 deri 13, dhe zyrtarët nuk kanë dalë në pauzë, por kanë qëndruar në zyrë”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë përmes postës elektronike.

MTI-ja nuk është përgjigjur fare nëse do të merren masa ndaj zyrtarëve në fjalë dhe as nuk ka treguar pozitat e tyre.

.