(VIDEO) Vjedhje në biznesin e printimit në Prishtinë

Dy persona kanë kryer një vjedhje më 24 prill të këtij viti.

Vjedhja është kryer në dyqanin që merret me printim dhe veprimtari grafike ‘Artgraphic sh.p.k’.

KALLXO.com ka siguruar videon nga kamerat e sigurisë ku shihen dy persona gjersa kryejnë vjedhjen.

Ata marrin me vete tre ekrane të kompjuterëve.

Sipas pronarit të dyqanit rasti është ende nën hetime nga policia dhe nuk ka të arrestuar.