VIDEO - Urimi i ministrit për vitin e ri shkollor

Ministri i Arsimit, Shkencës e Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka uruar nxënësit dhe mësimdhënësit për fillimin e vitit të ri shkollor.

Viti shkollor 2018-2019 do të fillojë nesër në shkollat fillore dhe të mesme të Kosovës.

“Ju dëshiroj së pari shëndet dhe sukses në nxënien e dijes për të fituar shkathtësitë e nevojshme për jetën dhe të ardhmen tuaj”, tha ministri Bytyqi në urim.

“3 shtatori do të jetë një ditë e madhe, një festë për të gjithë ne sepse do të fillojë një angazhim i përbashkët për të ardhmen tonë”, shtoi ai.

“Veçanërisht ju uroj mirëseardhje nxënëse të klasës së parë që për herë të parë vijnë në bankat shkollore duke ju dëshiruar suksese në vatrën e dijes”, u shpreh ministri.

Bytyqi i ka uruar edhe mësimdhënësit.

“kërkoj nga ju që të bëni maksimumin, me punën dhe dijen tuaj që nxënësit tanë të pajisen me dije dhe shkathtësi”, tha ministri i Arsimit, Shkencës e Teknologjisë.