VIDEO - Telefonata e Hajdar Beqës me të vëllain për aksionet

Hulumtimi i fundit i transmetuar në emisionin ‘Drejtësia në Kosovë’ zbardhi biseda në mes biznesmenit gjakovar Hajdar Podrimaj dhe Hasan Beqës, vëlla i deputetit të PDK-së, Hajdar Beqa rreth një kërkese të këtij të fundit për t’i dhënë aksione në kompani nëse dëshiron ta fitojë një ankand në komunën e Gjakovës.

Në tavolinën e diskutimit mes Beqaës e Podrimajt është mundësia që kompanisë të cilën Prodrimja e përfaqëson t’i jepet kontrata për riciklimin e mbeturinave në Gjakovë.

Deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa, pretendon se nuk di gjë për këtë rast. Ai ka thënë për emisionin “Drejtësia në Kosovë” se nuk është në dijeni për pretendimet se vëllai i tij Hasani i ka kërkuar 33 % të aksioneve në këtë kompani.

Mirëpo ajo çfarë dëgjohet në incizimet e kryera nga Hajdar Podrimaj është momenti kur pretendohet se i vëllai i deputetit Hasan Beqa pranon një telefonatë nga deputeti dhe kërkohet me çdo kusht që ai të lihet jashtë këtyre muhabeteve.

Hulumtimi i këtij skandali ka nisur kur në KALLXO.com është paraqitur Hajdar Podrimja i cili është përfaqësues i kompanisë ‘Gjakova Reciklim’. Kjo kompani në vitin 2017 e kishte fituar ankandin për reciklimin e mbeturinave ndërsa në fund qeverisjes së re të Gjakovës i kishte mbetur vetëm nënshkrimi i kontratës

Ndërrimi i pushtetit solli edhe kërkesa të tjera përfaqësuesit e kompanisë pretendojnë se nuk arritën ta nënshkruajnë kontratën për faktin se njerëzit e lidhur me pushtetin e komunës së Gjakovës i kishin kërkuar 33% te aksioneve ne këmbim që kontrata të nënshkruhej.

Për ta dëshmuar këtë skandal Hajdar Podrima thotë se ka prova në mesin e të cilave një mesazh në telefon ku decidivisht i ishin kërkuar 33% e kompanisë.

Më poshtë mund të gjeni një pjesë të transkriptit ku bashkëbiseduesit flasin për këtë çështje:

Podrimaj: More te fundi i fundit…

Beqa: Qe tu fol për Hajdarin qe po më thirr fol për Hajdarin, Alo, Hajdar  a … çka po bon, hiç qe valla dola me këtë djalin që më the Hajdar Podrimjen tu pi kafe, çka je ka bën ti, o s’të ka përmend kurrkush, është një keqkuptim burrë edhe nuk të përmend kush, o Hajdar mos u ngut se qetash jam ka foli me të, e rregulloj.

Beqa: Boll marre po thotë nëse më përmendet emri ju çoj në polici edhe ty edhe Hajdarin .

Podrimaj: Le t’më çon more se s’jam ka të them që e ka prish ky Hajdari.

Beqa: Po as ndreq nuk e ka.

Podrimaj: Po as ndreq nuk e ka po qat fjalë e tha edhe ndryshuan sendet.

Beqa: Jo bre Hajdar.

Podrimaj: Po pasha qet bablok.

Beqa: Mos bo bé në bablok, mos bo bé në bablok Hajdar se bohemi hor se njihemi krejt. Më thirri qeshtu mbramë Hajdari më boni hor.

Podrimaj: Le të bëhemi hor more, a të kam kallxu vëllai i jem me kanë me m’lujt bisht e qes.

Beqa: Nuk të ka lujt ai se s’ke folë ti kurrë me të.

Podrimaj: Jo e vertetë që s’kam folë.

Beqa: Nuk duhesh me ja përmend emrin.

Podrimaj: Hasanit a?

Beqa: Hajdarit.

Podrimaj: Me fal Hajdarit a?

Beqa: S’ke folë kurrë me të për këtë punë.

Podrimaj: Kurrë. Me ty kam folë ti e ke thirrë në prezencën time.

Beqa: O Hajdar, mo bre burrë se nuk bën ashtu.

Podrimaj: Jo more bën bën.

Beqa: Dëgjo jaranin tënd.

Podrimaj: Bon jaran se me kanë mbështetë për muri.

Beqa: Mos na shti si dy familje me na shti telashe, s’kemi nevojë për probleme.

Podrimaj: Për çka telashe?

Beqa: Hajdari na shtin vallahin. Me qit ne televizor na qet telashe, s’jam ka du me hy telashe, t’kam jaran, t’kam jaran, jena jarana…

Podrimaj: Çka në telashe?

Beqa: Nuk na ka borxh me ja përmend emrin u hy me na ndihmu.

Podrimaj: Kënd?

Beqa: Ty e mu u hy Hajdari u hi, u hi.

Podrimaj: Çka të tha atë ditë në telefon, çka të tha atë ditë në telefon?

Beqa: Po le çka tha thojke, ai e ka pas për të mirën time.

Podrimaj: Hasan, prej që u lyp qekjo, u prish muhabeti.

Beqa: Jo Hajdar, ti këtë e ke pasë të prishur.

Podrimaj: Jo more burrë, jo.

Beqa: Po more Hajdar, po more Hajdar, u kanë e prishur, na jemi hy me ndreqë diçka.

Podrimaj: S’u kanë e prishtë send hiç.

Beqa: E qysh ta prisha unë Hajdar?

Podrimaj: Jo ti se ke prishë.

Beqa: Edhe ai bre nuk e prish për vëlla të vetin.

Podrimaj: E ka prish Shkumbin Kastrati.

Beqa: Shkumbini e ka prish me Ardianin.

Podrimaj: Qy tash!

Beqa: Pse e kanë prishë, çfarë interesash kanë Hajdar unë nuk e di.

Podrimaj: Jo jo, Shkumbini i ka prishë, se Hajdari tha po se qite në letër të bardhë. S’ka.

Beqa: S’muj me të ndihmu, tha.

Podrimaj: Nuk nënshkruhet kontrata.

Beqa: Jo bre, tha s’muj me të ndihmu. Dëgjom bre burrë s’muj tha me të ndihmu Hasan edhe u kry muhabeti.

Podrimaj: Veç një unë jam i zoti i besë.

Beqa: Edhe unë boj bé.

Podrimaj: Që borxh nuk kam, a që don me hy ne telashe që po thu ti, hyjmë në telashe.

Beqa: Jo e pshtill njërin me ja përmend emrin pa hak as hile.

Podrimaj: Nuk ja përmendi mor emrin.

Beqa: S’ka hak as hile.

Podrimaj: A t’kam thanë që vëllai im me kanë e qes?

Beqa: S’ka s’ka hak, nuk i thuhet shokut t’i kam rujt mesazhet që ju ke thanë atyre, kam mesazha të Hasanit, vallahi hy në dhé Hajdar me ditë që hupi për krejt jetën nuk muj e qes një mesazh tandin a një telefonatë tanden çka kemi folë unë e ti.

Podrimaj: Thuj që s’të kam thanë ‘vëllai i jem me kanë kam me qitë’ edhe i del telashe masnej. Thuj, thuj, thuj…

Beqa: Nuk na ka bo dëm, nuk na ka bo dëm Hajdar Beqa.

Podrimaj: Jo nuk them që me ka bo dëm.

Beqa: Mos e përmend njerin.

Podrimaj: U përmend more ajo tash.

Beqa: Nuk na ka bo dëm, le djalin rehat se s’na ka bo dëm. Hajdari u hy me na ndihmu, unë jam kanë shkaktari që u hy me na ndihmu. Mo se për besë…

Podrimaj: Çfarë ndihmese more kjo?

Beqa: U mundu, nuk ka mujt.

Podrimaj: Çfarë, qysh more s’ka mujt me Shkumbinin jo veç një?

Beqa: Po Shkumbini a e gjujti, tha kryetari unë e kreva timen.

Podrimaj: S’po du more veç njo.

Beqa: Edhe Hajdari i ka thanë Hajdar nuk muj Ardiani.

Podrimaj: O ti Hasan, unë si kam thanë me më ndihmu, me na ndihmu me dallavere se fort mirë e dinë që me letra jemi kanë në rregull.

Podrimaj: Jo unë të kam thanë me gazetar me krejt përralle i boj, më ke thanë ‘futja’.

Beqa: Futja bre Hajdar po jo mua, jo vëllait tem se s’kemi hak as hile.

Podrimaj: Pse mor vëllait tënd, po vëllai yt ka folë?

Beqa: Ka fol me mua, Hajdar.

Podrimaj: Po me ty ka folë, unë qaty kesh edhe e niva edhe prej qatyhit u bo lëmshi.

Beqa: Me Hajdarin është një keqkuptim, heke qat fjalë, emrin e Hajdar Beqës edhe emrin tim s’ke nevojë me përmend.

Podrimaj: Thirre ti të shkoj unë qatje vrap te makinat.

Beqa: Jo qe po folim bashkë.

Podrimaj: Jo jo hiç bashkë, s’du hiç.

Beqa: Po ata të thirrin ty me të thanë Hajdar a është qashtu. Çka me thanë unë?

Podrimaj: Çka unë ju thom është.

Beqa: Qysh është?

Podrimaj: Qeshtu është.

Beqa: Pse po me shtin mu me folë me ta?

Podrimaj: Qysh ti po thu, thuj ta hjekin. Qysh me ju thanë unë me hjekë?

Beqa: Unë po ju them hjekne, fola me Hajdarin edhe ti thuaj në rregull qysh keni fol me Hasanin qashtu lejeni.

Podrimaj: Hajde thuaj, hajde ata ose shkoj atje ose shkojmë atje sikur atë ditë që të thash hajde shkojmë bashkë. Ti me the hajde shkojmë bashkë, thash le të më thirrin, pse me shku unë. Unë e kom dhanë timen.

Beqa: O Hajdar, ngom se ti s’je ka më merr vesh se nuk po qesim send në dritë, veç po bohemi hor me na pa gjinja në televizor mu e ty marrja e Zotit. O Hajdar nuk qet gjë në dritë me ta.

Podrimaj: O kijameti le të kërset se s’jam ka lodhna.

Beqa: Nuk të ndihmon ajo.

Podrimaj: O flaka le t’i del.

Beqa: Kallxom çka të nimon që unë po dal po them?

Podrimaj: S’po du hiç, po du me kallxu realitetin.

Beqa: Jo.

Deklaratat dhe emisionin e plotë  të ‘Drejtësisë në Kosovë’ mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm: