VIDEO: Snajperistët u angazhuan në aksionin në veri

Në operacionin e ndërmarrë të martën në komunat në veri të Kosovës kundër rrjetave të kontrabandës dhe krimit të organizuar, Policia e Kosovës ka angazhuar edhe njësinë e snajperëve.

Siç tregojnë pamjet ekskluzive të transmetuara në emisionin “Drejtësia në Kosovë“ të premten, në aksionin e gjerë të Policisë në veri ka pasur edhe pjesëtarë të policisë të armatosur me snajperë.

Në aksionin që nisi në orët e para të mëngjesit të së martës, njësitë e Policisë kanë hasur në barrikada e madje janë përballur edhe me të shtëna armësh.

Disa policë të Kosovës dhe disa qytetarë janë arrestuar gjatë këtij operacioni kundër kontrabandës dhe krimit të organizuar.

Më poshtë mund të ndiqni pamjet ekskluzive të marra gjatë operacionit në pjesën veriore të Kosovës.

www.kallxo.com