Shkumbin Kastrati, drejtor komunal në Gjakovë

VIDEO - Skandali i aksioneve në Gjakovë: Flet drejtori komunal nga PDK

Emisioni i fundit ‘Drejtësia në Kosovë’ ka transmetuar hulumtimin se si ishin kërkuar 33 % të aksioneve të ankandit të fituar nga kompanisë për reciklimin e mbeturinave.

Hajdar Podrimaj pretendon Hasan Beqa, vëllai i deputetit të PDK-së Hajdar Beqa, i kishte kërkuar 33 % të aksioneve të kompanisë së tij në këmbim të marrjes së këtij ankandi.

Drejtori i shërbimeve publike në komunën e Gjakovës, Shkumbin Kastrati, nuk e mohon se njihet me Hasan Beqën pasi që ky i fundit është vëllai i deputetit Hajdar Beqa, mirëpo mohon të ketë dijeni se dikush ka kërkuar përqindje që të kryhet kontrata.

“Unë e kam mik kryetarin e Partisë Demokratike Dega në Gjakovë. Hasani është vëllai i tij po nuk po du me hy ne paragjykime të natyrës së tillë për këtë është mirë me ja lanë drejtësisë me marrë vendimin e caktuar”, theksoi drejtori Kastrati.

“Nuk besoj, personalisht po flas për shkak se edhe unë jam pjesë e politikës me njëfarë forme mirëpo zakonisht dhënia e pronës ne shfrytëzim është ankand i hapur publik ku në atë komision marrim pjesë të gjitha subjektet politike po në të njëjtën kohë edhe ekspertët e fushës, drejtorët relevantë të fushës”, shtoi ai duke folur për kontratën e fituar nga kompania “Gjakova Reciklim”.

Ai tha se është kërkesë zyrtare e komunës që kjo lëndë të shkojë në prokurori për hetim.

“Kërkesa jonë është me shku lënda në prokurori mu për shkak të përfoljeve të caktuara. Prokuroria është përgjegjëse për identifikimin dhe piketimin e të gjithë njerëzve të cilët thirren në emra të caktuar për përfitime të caktuara materiale”, shtoi ai.

Hulumtimi i këtij skandali ka nisur kur në KALLXO.com është paraqitur Hajdar Podrimja i cili është përfaqësues i kompanisë ‘Gjakova Reciklim’. Kjo kompani në vitin 2017 e kishte fituar ankandin për reciklimin e mbeturinave ndërsa në fund qeverisjes së re të Gjakovës i kishte mbetur vetëm nënshkrimi i kontratës

Ndërrimi i pushtetit solli edhe kërkesa të tjera përfaqësuesit e kompanisë pretendojnë se nuk arritën ta nënshkruajnë kontratën për faktin se njerëzit e lidhur me pushtetin e komunës së Gjakovës i kishin kërkuar 33% te aksioneve ne këmbim që kontrata të nënshkruhej.

Për ta dëshmuar këtë skandal Hajdar Podrima thotë se ka prova në mesin e të cilave një mesazh në telefon ku decidivisht i ishin kërkuar 33% e kompanisë.

Deklaratat dhe emisionin e plotë  të ‘Drejtësisë në Kosovë’ mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm: