Ilustrim

VIDEO - Siguria e ushqimit, çfarë konsumojnë kosovarët!

Dita Botërore e Sigurisë së Ushqimit Kosovën e gjen përballë një fushe komplekse e me shumë sfida, por sipas autoritetit që kontrollon dhe monitoron sigurinë e ushqimit në vend nuk ka vend për të bërë panik.

Shqetësimi i qytetarëve në këtë vit ka qenë hyrja e sasive të mëdha të vajit të palmës në Kosovë dhe niveli i lartë i nitrateve në fruta dhe perime, por sipas Valdet Gjinovcit, kryeshef ekzekutiv në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinës siguria e ushqimit në Kosovë është e kënaqshme.

“Jo vetëm për vajin e palmës mirëpo edhe te përbërësit e tjerë realizohet monitorimi i tyre dhe mbi të gjitha duke e ditur problemet shëndetësore që kanë njerëzit është duke shkuar në drejtim të zëvendësimit të yndyrave shtazore me yndyrna bimore. Në këtë drejtim fatmirësisht në laboratorin që na e kemi dhe e kanë ndihmuar ekspertët gjerman sot arrin të realizojnë të  testojnë”, thotë Gjinovci.

Sipas tij kontrollohet çdo produkt i qumështit për prezencën e vaji të palmës dhe sipas tij këto produkte në Kosovë janë të sigurta për konsum, nga ana tjetër për nivelin e nitrateve në fruta dhe perime Gjinovci thotë se matjet e Agjencisë nuk përputhen me ato që janë shfaqur në media.

“Nga mostrat të cilat janë analizuar të gjitha kanë dal brenda normave të lejuara, e thash në fillim, është Agjencia e Ushqimit përmes kësaj interviste dua t’i sigurojë qytetarët se nga mostrat e analizuara deri më tani kanë dal të gjitha brenda normave të lejuara”, thotë ai.

Gjinovci tha se për të siguruar kushte të mira për ruajtjen dhe shitjen e ushqimit në tregje duhet që komunat të marrin masat e duhura pasi që ato janë përgjegjëse. Sipas tij deri më tash masa ka ndërmarrë vetëm komuna e Gjilanit.

Nga ana tjetër një institucion i autorizuar për të bërë testimin e ushqimeve është edhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik. Doktoresha Drita Zogaj thotë mostrat për analizë i marrin nga AVUK-u dhe kryesisht vijnë nga pikat kufitare.

“Instituti Kombëtar nuk e ka të drejtën që të del të merr mostra dhe të bëjë plan të monitorimit të artikujve ushqimor, Instituti bënë analizën dhe jep rezultatin në bazë të mostrave që sillen në Institut”, thotë Zogaj

KALLXO.com në vazhdimësi ka raportuar për aksionet për shkatërrimin e ushqimeve të dyshimta.

https://kallxo.com/pejanit-i-konfiskohen-mbi-nje-mije-kilogram-mish-te-prishur/

Ndërsa ka disa vite që është ngritur si shqetësim çështja e vajit të palmës në konsumin e përditshëm të ushqimeve nga qytetarët.

https://kallxo.com/memaj-konsumatoret-po-rrezikohen-nga-vaji-palmes/

.