VIDEO: Si u paditën pesë komuna për mosrespektim të barazisë gjinore?

Emisioni i fundit ‘Drejtësia në Kosovë’ transmetoi hulumtimin për shkeljet që Kuvendet Komunale të Komunës së Prishtinës, Vushtrrisë, Malishevës, Deçanit dhe Dragashit bënë gjatë themelimit të komitetit për Politikë dhe Financa dhe komitetit për Komunitete.

Themelimi i tyre doli të jetë i jashtëligjshëm pasi që nuk u respektua barazia gjinore që këto komitete që duhet të kenë përfaqësim të barabartë të grave dhe burrave me nga 50 për qind.

Rozafa Ukimeraj ka treguar për emisionin DNK ecurinë që e kanë shtyrë MAPL-në për ti paditur këto komuna.

“Nga 76 vendime që janë marrë në 38 komuna për të dy komitetet ka pasur një numër të caktuar të këtyre komiteteve të cilët janë emëruar sipas standardeve të cilat I ka kërkuar legjislacioni në fuqi por kemi pasur edhe një numër të caktuar të komunave të cilat nuk I kanë respektuar këto standarde dhe për këtë arsyeje kemi kërkuar rishqyrtimin e këtyre vendimeve”

Emisionin e plotë te ‘Drejtësisë në Kosovë’ mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm: