VIDEO - Si ndahen e subvencionet në bujqësi në komunën e Malishevës?

Në emisionin e sotëm të “Drejtësia në Kosovë” u shfaq hulumtimi ekskluziv rreth skandalit të Ministrisë së Bujqësisë në ndarjen e subvencioneve për cilësi të qumështit.

Hulumtimi tregoi se si një bujk arriti të përfitoj subvencione për cilësinë e qumështit pas pasur lopë e fermë.

Ekipi i Drejtësia në Kosovë ka takuar edhe Drejtorin e Bujqësisë në Komunën e Malishevës, Murat Hoxha i cili ka shpjeguar për gabimin të cilin e quan gabim të Ministrisë së Bujqësisë e asesi të Komunës së Malishevës.

“Ilir Limaj është fermer nga Komuna e Malishevës i cili mbledh grurë 13.04 hektarë tokë. Ilir Limaj kur ka aplikuar për herë të parë në njëerën pjesë të tokës është vetëpronar ndërsa në një parcel tjetër ai e ka me qera. Për pjesën e parë ka marrë 538.05 euro ka marrë, dokumentacioni nga Ministria e Bujqësisë është kthyer në komunën tonë se pjesa e 99 vieve duhet të rregulluar me qera por ai është me qera, është pronar për 99 vite. Është kthyer përgjigja në Ministri se është bërë një gabim, aplikuesi ka dërguar ankesë në drejtorinë tonë dhe lënda prapë është kthyer në ministri dhe ministria i kanë pranuar edhe pjesën ku ka qenë pronar për 99 vite. Fermeri ka marrë 13.04 hektar x 150 euro = 1956 euro plus fermeri ka marrë edhe 396 euro të gjitha bashk 2352 euro, 396 euro është më shumë se sa ka qenë e paraparë me marr Ilir Limaj”, tha drejtori Limaj.

Ai shtoi se Ilir Limaj nuk ka lopë qumështore ndërsa është e pamundur që ai të arrij të aplikoj për cilësi të qumështit kur nuk ka as lopë e as fermë.

“Ilir Limaj nuk është fermer që ka lopë qumështore apo fermë ai merret me mbjelljen e grurit.Gabimi është te ministria, ministria e dytë i ka dalë te pagesat për cilësi të qumështit. E gjithë kjo është gabim i Ministrisë së Bujqësisë dhe asesi i Komunës së Malishevës. Në thjesht e kemi systemin që të bëhen aplikimet këtu, mirëpo të gjitha pagesat bëhen përmes ministrisë”

“Ministrisë së Bujqësisë pas ankesës së Ilir Limajt, ky i fundit ka bërë ankesë në zyrën tonë dhe kemi kontaktuar me Ministrinë e Bujqësisë ku kanë thënë se është regullu problemi. Edhe pagesa e dytë do të duhej të dilte në pagesën e grurit, por gabimi i Ministrisë së Bujqësisë ka qenë se ai ka bërë pagesat në cilësi të qumështit”, thotë Drejtori i Bujqësisë në Komunën e Malishevës, Murat Hoxha.

https://kallxo.com/video-bujku-qe-mori-subvencione-per-qumesht-pa-pasur-ferme-e-lope/

Ai gjithashtu kërkoi që Ministria e Bujqësisë të meret me rastin, pasi që gabimi ishte te ata jo te Drejtoria e Bujqësisë në Malishevë.

“Në lidhje me këtë rast, saherë kemi pasur probleme teknike ne i kemi dërguar shkresat që është bërë gabim dhe kemi plotësuar të gjithë dokumentcionin që ata kërkojnë dhe besoj që ky rast duhet të sqarohet nga ministria më saktë nga punësotrët që punojnë për pagesat direkte”, tha ai.

KALLXO.com ditë më parë kishte pranuar një informacion se një bashkëfshatar i Zëvëndëskryeministrit Fatmir Limaj nga Banja e Malishevës, kishte përfituar subvencione për cilësinë e qumështit.

Kjo kishte bërë që fermerët e Banjës së Malishevës të ngrisnin shqetësimet se pse Ilir Limaj të marrë subvencione për qumësht pasi që i njëjti nuk kishte as fermë as lopë.

Vetë Ilir Limaj i cili nuk pranoi të fliste para kamerës së ekipit tonë, tregoi se asnjëherë nuk kishte aplikuar për cilësi të qumështit por për të mbjella gruri.