VIDEO: Sekretet e biznesit të ‘Fake News’

Ekzistojnë një mori hapash që qojnë në një biznes të suksesshëm të shitjes së gënjeshtrave online.

Një i ashtuquajtur ‘publisher’ kosovar, biznesi i të cilit ka lulëzuar në Amerikë, ka treguar emisionin ‘Jeta në Kosovë’ për mënyrën se si ka krijuar pasuri nga publikimi i lajmeve të rreme.

Ai ka thënë se në Kosovë, ‘publisherat’ më të mirë janë në Podujevë.

“Podujeva është qyteti që ka më së shumtri ‘publishera’ dhe punojnë në grup, besoj që janë të parët që merren me kësi punë të rrjeteve sociale. Kjo mënyrë të jep një mundësi të lehtë të punës, ke muj me bo këtë punë prej shpisë, gjithçka ke mujtë me bë në internet dhe është shumë lehtë me fitu mjete financiare të mëdhaja. Duhet me punu prej orës 11 deri në 4 deri në orën 5 të mëngjesit për shkak të dallimit në orë me Amerikën”, tha ai .

Ai tregoi se për t’i shitur lajmet e rreme, fillimisht bëhet analizë e tregut e pastaj përdoren edhe metoda si përdorimi i identitetit të huaj për ta mashtruar ‘Facebook-un’ dhe të kenë shpërndarje më të lehtë të këtyre lajmeve në këtë platformë.

“Për mu kanë qenë hapat e parë në 2015-tën dhe e kena bo njëfarë lloj hulumtimi të tregut se cilët njerëz janë më aktivë në Facebook, cilët njerëz u besojnë më shumë linqeve. E kuptojmë se mosha e shtyer ju beson më shumë linqeve të cilat i postojmë”, tha ai.

‘Jeta në Kosovë’ sonte zhvilloi debat lidhur me lajmet e rreme dhe solli rrëfim ekskluziv të një publikuesi të lajmeve të rreme që ka zhvilluar biznes në këtë fushë.

Përveq kësaj, në pjesën e dytë të këtij emisioni transmetohet edhe intervista me zbuluesin e ‘Bombave’ në Maqedoni: Gjorgji Lazarevski.

Rrëfimin e plotë të ‘publisherit’, mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm: