(VIDEO) Rrënohet një kat në objektin e qendrës tregtare

Drejtori i Inspekcionit në Prishtinë, Adonis Tahiri ditën e hënë e ka nisur me një aksion në magjistralen Prishtinë-Lipjan.

 

 

Tahiri tha se ky aksion është bërë që të rrënohet kati i një qendre tregtare në këtë lokacion, pasi që  sipas tij kompania investuese nuk ka pasur leje për të.

“Inevstitori me kohë ka qenë i njoftuar dhe janë ndërprerë punimet disa herë për katin e fundit, sepse pjesën tjetër e ka me leje, kurse katin e fundit e ka ndërtuar pa leje. Si rrjedhojë ne i kemi ndjekur të gjitha procedurat ligjore dhe e ka tejkaluar edhe afatin gjatë të cilit është dashur që ta rrënoi ai vetë dhe kësisoj jemi këtu me kompaninë përgjegjëse që ta ekzekutojmë këtë vendim”, tha Tahiri.

Ai kishte marrë me vetë edhe policinë në rast të ndonjë problemi.

Ditë më parë në Prishtinë ishin bërë edhe rrënime të tjera.

https://kallxo.com/adonis-tahiri-ndez-bagerin-nisin-rrenimet-ne-prishtine/