VIDEO – Rrahja mes tifozëve të Prishtinës dhe Dritës në Pejë

Një grup tifozësh të klubeve të futbollit Prishtina dhe Drita janë përfshirë në një përleshje dje në Pejë, pas përfundimit të ndeshjes përcaktuese për titullin e kampionit.

Incidenti ndodhi në dalje të qytetit të Pejës, pas përfundimit të ndeshjes.

Në pamjet e siguruara nga KALLXO.com shihet një aksident komunikacioni kur dy vetura ndeshen duke rrezikuar njerëzit anash rrugës, dhe më pas reagimin e tifozëve, intervenimin e policisë dhe disa persona të lënduar.