VIDEO: Qytetarët djersiten për një biletë për ndeshjen Kosova-Malta

Sot edhe zyrtarisht janë nxjerrë në shitje biletat për ndeshjen e së enjtes ndërmjet Kosovës dhe Maltës, që luhet në kuadër të Ligës së Kombeve.

KALLXO.com ka përcjellë nga afër shitjen e biletave në pikën e Ipkos në sheshin “Nëna Terezë” në Prishtinë.

Kishte qytetarë që prisnin për biletë tri orë para fillimit të shitjes së tyre, në ora 17:00.

Një qytetar tha se po pret që nga ora 14:00. Për shkak të tollovisë përpara pikës së shitjes, ai nuk ka arritur të blejë biletë.

Qytetarë të tjerë thanë se janë bërë qull nga djersët për shkak të turmës së madhe dhe shtyrjeve.

Zgjidhje për këtë problem qytetarët e shohin shitjen e biletave online.

Qytetarët kanë raportuar në KALLXO.com se tollovi të ngjashme ka pasur edhe në pikat e shitjes në qytetet e tjera të Kosovës.