Lumnije Pajazitaj, nëna e Donjetës së vrarë - Foto: KALLXO.com

VIDEO: Prindërit e Donjetës të Revoltuar me Vendimin e Gjykatës

Nëna e Donjeta Pajazitajt, Lumnija, ka reaguar me emocione pas vendimit të Gjykatës së Pejës, e cila e shpalli të pafajshëm Naser Pajazitajn, të akuzuarin e vetëm për vrasjen e vajzës nga Strellci i Deçanit.

Edhe babai i Donjetës shprehu mllefin e tij ndaj këtij aktgjykimi.

“Qysh kanë mujtë që tri vjet me na lënë të maltretuar edhe në fund mos me zbulu kurrgjë. S’ka shtet as s’ka kurrgjë këtu hiç. Korruptim është krejt kjo. Mallkuar u koftë. Mallkuar u koftë o Zot, qysh me shku çika në punë e me më ardhë në arkivol edhe mas mbrami kurrgjë. Qysh shkon more kështu? A jeni në veti? A keni Zot?”, tha e përlotur nëna e viktimës.

KALLXO.com raportoi sot edhe për arrestimin e vëllait të Donjetës, Shkelqimit, nga Policia e Kosovës, i cili nga revolta pas vendimit shqelmoi derën e sallës se Gjykatës.

http://kallxo.com/arrestohet-vellai-donjeta-pajazitajt/

Po ashtu KALLXO.com raportoi edhe kur nëna e Donjeta Pajazitajt, Lumnija, dha dëshminë e saj duke rrëfyer për momentet e fundit që kishte përjetuar me vajzën e saj.

Nëna e Donjeta Pajazitajt Dëshmon për Vrasjen e Vajzës së Saj