Ilustrim

Video: Policia kontrollon shoferët e dehur

Policia ka nisur një plan operativ i cili në fokus ka vozitësit e dehur.

Me anë të një videoje policia ka njoftuar se është duke implementuar planin operativ “Drejtimi i automjetit nën ndikimin e alkoolit”, ku vetëm gjatë këtij muaji janë shqiptuar 102 tiketa për ata vozitës që kanë qenë nën ndikim të alkoolit.

Sipas policisë, drejtimi i automjetit nën ndikimin e alkoolit, përfshin njërin nga rreziqet serioze të sigurisë së trafikut rrugor.

Me implementimin e këtij operacioni, Policia e Kosovës planifikon të rris sigurinë në trafik dhe të ulë numrin e aksidenteve.

Gjithashtu policia ka njoftuar se nga 102 raste të shqiptimit të gjobave për ata që kanë vozitur nën ndikim të alkoolit, në dy raste të tjera janë iniciuar edhe dy kallëzime penale.

“Policia e Kosovës do të ndërmarrë masa ndëshkuese ndaj të gjithë shkelësve të ligjit të trafikut, me të vetmin qëllim ngritjen e nivelit të sigurisë në trafik dhe parandalimin e aksidenteve rrugore në përgjithësi”, thuhet në njoftimin e policisë.