Ilustrim

VIDEO: Policia konfiskon mish të dyshimtë në Shëngjin

Policia shqiptare ka arrestuar një person gjatë operacionit të koduar me emrin “Rotten meat”, të ndërmarrë në Lezhë dhe rrethinë.

Sipas Policisë së Shtetit, gjatë operacionit është sekuestruar një sasi prej 528 kilogramë produkte të mishit, të prodhuara jashtë kushteve të sigurisë ushqimore.

Sipas pamjeve të ofruara nga Policia, shihet se si mbahet mishi jashtë frigoriferëve dhe në ambiente të papastërta.

Këto janë pamjet e ofruara nga Policia e Shtetit.