Foto: Kallxo.com

VIDEO – Polici merr 20 euro për faljen e gjobës në trafik

Në emisionin ‘Drejtësia në Kosovë’ u transmetuan pamje ekskluzive nga kamerat e përgjimeve të cilat janë duke u përdorur si prova për t’i gjykuar policët e trafikut.

Pamjet e transmetuara për herë të parë dëshmojnë momente kur qytetarët paguajnë para dhe metoda të veçanta se si policët vendosin t’i marrin paratë herë duke i fshehur në dokumente e herë duke bërë pazare me kundërvajtësit.

Videon e katërt tregon momentin kur diskutimi pas mitëdhënies shkon me një këshillë për kujdes  të shtuar për vozitësin nga ana e policit të trafikut. Polici i thotë qytetarit “Hajt nuk është më rendësi”.

Polici: Sa ke? 70 a?

Qytetari: 75.

Polici: Për 28,… 60 euro.

Qytetari: 20 euro.

Polici: Hajt nuk është me rendësi

Polici: Hajt faleminderit. Bëj kujdes.

Videon e tretë të transmetuar shihet kur një qytetar paguan 20 euro tek policët.

Polici: Masi u ankove shumë……

Qytetari: a po të duhet ajo letra mua sme duhet kurgjo

Polici: Ty s’të duhet po për dëshmi na duhet me mush……

https://kallxo.com/polici-pasi-u-ankove-shume-paguaj-vec-20-euro-video/

Video e dytë e shfaqur ne emisionin e transmetuar të DNK-së dëshmon momentin kur polici i trafikut përdor telefonin e tij për t’i mbuluar paratë duke i futur në xhepin e tij.

https://kallxo.com/polici-pasi-u-ankove-shume-paguaj-vec-20-euro-video/

Video e parë e shfaqur ne emisionin e transmetuar të DNK-së dëshmon momentin ku një mërgimtarë nga Danimarka paguan  40 euro tiketën tek policët.

Polici: Kqyre, tejkalimi i shpejtësisë nga 20 deri ne 30 kilometra në orë në vendbanim është 60 euro. Ti e ke tejkalu, 53 je ma shumë.

Qytetari: O bac e di unë, shumë taman e ke ti.

Polici: E çka me ba, hajt fol!

Qytetari: Thash që ka mundësi me ma falë, çka me ba, hera e parë është që ndodh.

Polici: Me të fal krejt s’muj se hym n’gjynah me ata që 10 në orë kanë ecë ma shumë e  i kemi dënu.

Qytetari: Ok Ok, në rregull është. Ti e din çka bon çka të vendos ajo është vec mos me m’ba me shku andej se nuk e di as qytetin, a më kupton.

Polici: A mundesh me shku në Suharekë me pagu?

Qytetari: Po ku ta paguaj se di as ku!

https://kallxo.com/video-policet-marrin-para-ne-dore-nga-mergimtari/

Polici: Në Postë.

Qytetari: Po a punon ajo posta tash?

Polici: Punon o burrë, deri ne 09 punon.

Polici: Me të lshu krejt po me duket shumë, çka punon ti?

Qytetari: Unë në Danimarkë jetoj, masnesër shkoj në Danimarkë. Për atë s’du me humb kohë me nejtë me nanën që me ka mbetë qaty në shtëpi.

Polici: …. Po e shkruajmë një, bone një pagesë këtu, na shkojmë e paguajmë për ty. 40 euro a i ke?

Qytetari: Këto i kam krejt.

Polici: Po çka me ba bre burrë, me ta shkrujt 20 euro?

Qytetari: U kry kjo punë.

Polici: Lej këto, prit veç deri ta shkrujmë. Afishe nuk te japim se duhet me shku në postë me pagu.

Qytetari: Në rregull.

Emisionin e plotë të Drejtësisë në Kosovë  mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm