Video: Përleshje fizike mes dy grupesh në Gjakovë, disa të lënduar

Një përleshje fizike mes dy grupesh ka ndodhur para pak çastesh në Gjakovë.

Sipas një qytetari, i cili në KALLXO.com ka dërguar fotografi dhe një video-incizim, në këtë përleshje ka edhe të lënduar.

Përleshja, sipas qytetarit, ka ndodhur në rr. “Anton Çetta”.

Sipas tij, disa të lënduar janë dërguar në Spitalin e Gjakovës.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar edhe Policia e Gjakovës.

Sipas Kristë Gjokajt, incidenti ka ndodhur rreth orës 15:00.

“Rreth orës 15:00 një rrahje ka ndodhur në rrugën “Anton Qeta” në Gjakovë. Dy grupe janë përleshur mes vete. Mund të ju them se katër persona janë plagosur por janë jashtë rrezikut për jetë“, tha komandanti i Policisë Rajonale të Gjakovës.

Sipas tij, në lidhje me rastin dy persona janë arrestuar.

“Jemi duke u marrë me rastin. Hetuesit janë duke u marrë me rastin dhe të shohim se çka ka tjetër në lidhje me këtë rast”, shtoi ai.

Sipas fotografive dhe video-incizimit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë kompetente të Policisë.

Këto janë fotot dhe video-incizimi i dërguar në KALLXO.com nga qytetari.