Dibran Hoxha në Gjykatën e Prizrenit - Foto: KALLXO.com

VIDEO: Përballja e Dibran Hoxhës me Gjykatën

I pandehuri Dibran Hoxha ka dalë sot para Gjykatës së Prizrenit nën dyshimin se ka kryer veprën penale – lëndim i rëndë trupor.

Ngjarja për të cilën dyshohet menaxheri i lokalit të natës “Kobra City” dhe dy të tjerë ka ndodhur më 15 qershor.

Që nga ajo ditë, Hoxha ishte në arrati deri kur u arrestua dje nga Policia e Prizrenit.

Në seancën e sotme, i pandehuri tha se është dorëzuar vetë në Polici.

Në këtë seancë, prokurorja Nazane Shero kërkoi 30 ditë paraburgim për Dibran Hoxhën.

Avokati i Hoxhës, Avni Berisha, e kundërshtoi kërkesën e prokurores dhe theksoi se nuk ekziston rreziku për përsëritjen e veprës penale dhe se dy familjet janë pajtuar mes vete dhe dje klienti i tij vetë është dorëzuar në Polici.

Kurse, vetë i pandehuri Dibran Hoxha tha se nuk pajtohet me masën e kërkuar nga prokurorja Nazan Shero.

Ai premtoi se nuk do ta përsëris veprën penale dhe se nuk do të ikë.

Dibran Hoxha iu lut gjyqtarit ta linte të shkonte në shtëpi.

https://kallxo.com/dibran-hoxha-ne-gjykate-nuk-do-ta-perseris-vepren-penale/

Në fund, Gjykata e Prizrenit mori vendim sipas të cilit miratohet kërkesa e Prokurorisë duke caktuar 30 paraburgim për të pandehurin.

https://kallxo.com/vendimi-i-gjykates-dibran-hoxha-kthehet-ne-burg/

Dibran Hoxha është arrestuar dje nga Policia e Prizrenit.

https://kallxo.com/arrestohet-bosi-i-kobra-city-t-ne-prizren-pas-disa-dite-arratie/

Në Gjykatë ai sot u soll i prangosur nga Policia.

https://kallxo.com/video-dibran-hoxha-i-prangosur/

Siç ka marrë vesh KALLXO.com, personi H.B. ishte sulmuar me stupca dhe mjete të mprehta si thika dhe të ngjashme në terë trupin.

Lokali “Kobra City” është i njohur për shkak të valltares Donjeta Kasumi, e njohur me nofkën “Kallashi”.

Në shtator 2015, emisioni “Drejtësia në Kosovë” ka trajtuar rastin e ngatërresave të Dibran Hoxhës me njerëz të ndryshëm dhe problemet e tij me drejtësinë.

Në janar të vitit 2016, persona të panjohur kishin djegur lokalin “Kobra City” dhe kishin rrahur menaxherët dhe rojtarët e lokalit.