Skandali Seksual në Gjilan: Pamjet kur pjestari i FSK-së u arrestua

Emisioni “Drejtësia në Kosovë” mbrëmjen e sotme transmetoi reportazhin për arestimin e pjesëtarit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, për keqpërdorim seksual të një të miture.

Në pamjet e shfaqura mund të ndiqni ekskluzivisht arrestimin e 26 vjeçarit, pjesëtar i FSK-së.

Prokurori i rastit Arben Ismajli tregon se cilat veprime do të duhej të merren në lidhje me rastin.

Pamjet e transmetuara në “Drejtësia në Kosovë” tregojnë se si kishte arritur prokurori Ismajli të zbuloj se si pjesëtari i FSK-së kishte qënë i përfshirë në keqpërodimin e një të miture në Komunën e Kllokotit.

Të premtën e kaluar Policia e Kosovës kishte marrë një raport nga pjesëtari i FSK-së se ishte rrahur nga një person, nën arsyetimin se punonte në FSK.

Pas intervistimit të pjesëtarit të FSK-së, policia në rastin e sulmit, kishte intervistuar edhe të dyshuarin, ndërsa pas intervistimeve kishin arritur të zbulonin një gjë tjetër.

I dyshuari i sulmit kishte thënë në polici se rrahja kishte ndodhur për shkak se kishte kapur pjesëtarin e FSK-së me mbesën e tij të mitur.

 

Prokuroria kishte intervistuar edhe të miturën, viktimën e rastit.

Pjesëtari i FSK-së, pas deklaratave të viktimës dhe xhaxhait të saj ishte arrestuar për veprën penale këqpërdorim seksual.

Me urdhër të prokurorit Arben Ismajli i dyshuari ishte dërguar në mbajtje për 48 orë.

24 orë më pas, prokurori Arben Ismajli ka pranuar kallëzimin penal ndaj të dyshuarit, ndërsa gjatë ditës së shtunë, prokuroria kërkoi masën e paraburgimit për të njëjtin të dyshuar.

Pasi prokurori kishte paraqitur para gjyqtarit të procedurës paraprake, dëshmitë dhe provat për të paraburgosur 30 ditë të dyshuarin, gjykata kishte vendosur në favor të prokurorisë.

Në pamjet e shfaqura në emision mund të ndiqni ekskluzivisht paraburgimin e të dyshuarit.