VIDEO: Ngatërrohen telat e rrymës, shkaktojnë frikë te banorët

Banorët e Banjës së Pejës janë përballur dje me ndërprerje të energjisë elektrike.

Kjo si pasojë e prekjes së telave afër një trafoje në fshat.

Një banor ka dërguar pamje në adresë të KALLXO.com, ku shihen telat duke nxjerrë shkëndija teksa preken ndërmjet vete.

Qytetari ka thënë se kanë mbetur pa rrymë si pasojë e këtij incidenti.

Ai tha se kjo situatë edhe ka shkaktuar frikë te banorët e lagjes afër trafostacionit.