VIDEO - Ndalen pagesat nga buxheti i shtetit

Për shkak të mosmiratimit të projekt-buxhetit për vitin 2019, prej sot qeveria nuk mund të bëjë asnjë pagesë buxhetore. Por Kuvendi me anë të një vendimi, mund të autorizojë vazhdimin e zbatimit të Ligjit për Ndarjet Buxhetore të vitit të kaluar fiskal.

Lulzim Rafuna, këshilltar i ministrit të Financave, për RTV21 konfirmoi se është bërë kërkesa në Kuvend për zgjatjen buxhetore, që të mos ketë ndërprerje të pagesave.