Arkiv

VIDEO - Momenti kur zbulohen lopët e kontrabanduara nga Serbia

Emisioni ‘Drejtësia në Kosovë’ transmetoi sonte pjesën e dytë të hulumtimit gjashtëmujor të kontrabandës që zhvillohet në veri të Kosovës.

Lidhja e policisë me kontrabandistët ka ndihmuar këta të fundit që të zhvillojnë kontrabandën në masë të madhe me mallra serbe.

Rrugëve të veriut të Kosovës, ekipi i Drejtësia në Kosovë, has në disa bagëti të vendosura në një kamion dhe të lënë në një hapësirë.

Ekipi i Drejtësia në Kosovë ka lajmëruar edhe policinë në lidhje me rastin, por informata e dhënë si duket nuk ka qenë relevante për policinë.

Gjithashtu ekipi i ‘Drejtësia në Kosovë’ ka tentuar që të marrë informacione në lidhje me opët e kontrabanduara.

Njëri nga banorët aty afër, thotë se nuk dëshiron të bashkëpunoj me gazetarë ndërsa shton se nuk shiten lopë askund.